Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar dy të vdekur te spitali Infektiv të raportuar më herë mëngjesin e sotëm nga Abc News.
ISHP njofton se në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
LEXO EDHE: 74 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, si është harta e shërndarjes
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus. Situata e pandemisë në vend vijon të jetë e rënduar ku prej javësh numri i rasteve të reja viktimave është raportuar i lartë. /abcnews.al