Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ocampos heroi i Sevilla, shënon golin e fitores dhe shkëlqen si portier!

schedule09:35 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:35 - 7 Korrik, 2020

Sevilla mposhti 1-0 në shtëpi Eibar mbrëmjen e kaluar dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin Champions League. Lucas Ocampos ishte heroi i ekipit andaluzian. Argjentinasi realizoi golin e fitores në minutën e 56-të, duke dërguar në rrjetë krosin e Jesus Navas.

Minutat shtesë ishin shumë emocionuese. Portieri Vaclik u dëmtua, Sevilla i kishte kryer te pesë zëvendësimet dhe në portë u fut Ocampos. 25-vjeçari tregoi talent mes shtyllave dhe kreu një pritje fantastike në minutën e 11-të shtesë.

Miqtë ishin hedhur të gjithë në sulm në kërkim të barazimit, madje edhe portieri Dmitrovic. Serbi kishte shansin të barazonte, por gjuajtja e tij u prit nga Ocampos, i cili mori përgëzimet e shokëve të skuadrës dhe u shpall më i miri i ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!