Shumë ekipe duan firmën e mbrojtësit të talentuar të Leipzig, Dayot Upamecano. Francezi është një ndër më të mirët në rolin e tij dhe ekipi që ka shfaqur më shumë interes, është Arsenali. Ish-futbollisti i “Topçinjve”, Sol Campbell, mendon se Upamecano tek Arsenali, do të ishte si Van Dijk për Liverpoolin, një aset i madh i shtuar dhe një futbollist që do të ndryshonte skuadrën për mirë.
“Shikoni çfarë ka bërë Liverpool për Van Dijk. A mendoj se Arsenali do të shpenzojë të njëjtën shumë për Upamecanon? Ndonjëherë, duhet të shpenzosh që të sigurosh futbollistë të tillë, që mund të ndryshojnë për mirë skuadrën, sidomos kur fillon nga reparti i mbrojtjes”, u shpreh legjenda e “Topçinjve”.
Upamecano ka dhe një vit kontratë me Leipzig dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milion eurosh. Do të ishte një investim i zgjuar për Arsenalin, pasi “Topçinjtë” vuajnë prej vitesh në fazën defensive, por deri më tani, asnjë ofertë konkrete./abcnews.al
“Look what Liverpool did with van Dijk. Could I see Arsenal spending that type of money? Sometimes it does take that type of money if a player is nailed on and you’ve got to get him and he can start to change the outlook of your team, especially from the back.”
– Sol Campbell pic.twitter.com/G0DfmkYwfR
— AFTV (@AFTVMedia) July 6, 2020