Meta i shqetësuar për ecurinë e pandemisë: Duhet një strategji e re

schedule13:18 - 6 Korrik, 2020

schedule 13:18 - 6 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të reja dhe humbjeve në jetë për shkak të koronavirusit.

Në konferencën e përjavshme, Meta theksoi se është e rëndësishme një strategji e re për të dalë sa më parë dhe të sigurt nga kjo pandemi.

Po ashtu kreu i shtetit ka bërë thirrje edhe për respektimin e protokolleve.

Te mos humbet përqendrimi në përballimin më efikas të pandemisë. Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz nga të gjithë. Nga instucionet, qeveria, opozita dhe nga çdo qytetar.

Është e domosdoshme një strategji e re konkrete dhe afatgjatë për të përballuar dhe për të vënë nën kontroll këtë pandemi. Është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet fqinje, ato të BE dhe OKB për të harmonizuar informacionin me qëllim që kjo strategji e re të na mundësojnë daljen sa më ë shpejtë nga kjo situatë.

Theksoj edhe njëherë rëndësinë për të respektuar protokollet. Objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë mbrojtja e jetës së qytetarëve por edhe të ekonomisë”, u shpreh Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!