Dy persona kanë vdekur dhe rreth 75 mijë të tjerë janë evakuuar në Kumamoto dhe Kagoshima në ishullin japonez të Kyushu, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin. Dhjetëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe rreth 13 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Agjencia meteorologjike kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Pamjet e publikuara tregojnë se si makinat janë përmbytur nëpër parkingun pranë një lumi. Edhe disa ura sipas të dhënave të mediave lokale janë shembur. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së shpejtë. Janë pezulluar të gjitha shërbimet e transportit hekurudhor./abcnews.al