Prishtina fitoi mbrëmë kundër Drenicës me rezultatin e ngushtë 1-0. Ndeshja u vendos nga një gol i Ahmed Jonuzajt në minutat shtesë dhe bardhekaltrit tani shpresojnë që Drita kryesuese të ndalet dhe distanca mes tyre të jetë më e vogël.
Në fund të ndeshjes ka pasur shumë tension dhe mediat në Kosovë kanë publikuar edhe video, ku shihen shtyrjet mes futbollistëve, pjesëtarëve të stafit apo edhe të drejtuesve. Për të qetësuar situatën kanë hyrë në fushë edhe forcat e rendit.
Mes futbollistëve ra në sy edhe Labinot Ibrahimi, ish-mbrojtësi i Partizanit, sikurse edhe mesfushori Argjend Mustafa. Në një moment pati edhe kacafytje, por me kalimin e kohës situata u qetësua dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes. /abcnews.al