Abdulmanap Nurmagomedov, babai i luftëtarit të MMA, Khabib, është ndarë nga jeta ditën e sotme, sikurse raportojnë mediat në Rusi. Ai ishte i shtruar në një spital në Moskë, pasi kishte pësuar një goditje në tru.
RIP Abdulmanap Nurmagomedov
Our deepest condolences go out to the Nurmagomedov family during this time pic.twitter.com/JipBMLVgFa
— RT Sport (@RTSportNews) July 3, 2020
Më parë ai ishte infektuar me COVID-19 dhe gjendja shëndetësore e tij nuk kishte qenë e mirë kohët e fundit. Gjithashtu ai kishte bërë edhe një ndërhyrje në zemër. Abdulmanap ishte 57 vjeç dhe gjatë kësaj periudhe kishte qenë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Veçse si babai i Khabib, ai ka qenë i njohur si trajner në disa disiplina të MMA, madje mund të konsiderohet një emër legjendë. /abcnews.al