“Lidhja e dy kryeqyteteve me hekurudhë”, Hoti prezanton në Tiranë projektet strategjike

schedule12:08 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:08 - 3 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar konferencën e përbashkët në Pallatin e Brigadave, në Tiranë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u shpreh falënderues për mikpritjen në Tiranë. Ai theksoi se tashmë bashkëpunimi politik mes dy vendeve duhet të kalojë në terma praktik.

“Ju falënderoj për vizitën në Prishtinë. Ju falënderoj për pritjen vëllazërore për këtë vizitë të parë. Besoj që tani duhet të kalojmë në terma praktik të bashkëpunimit tonë të përditshëm. Janë tri projekte madhore të natyrës strategjike. Porti i Durrësit, të jetë një pikë doganore ku mallrat të hyjnë në territorin e Kosovës.

Lexo edhe: Rama: Vuçiç mund të shkojë në hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne

Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë. Dhe projekti i madh për lidhjen e dy vendeve tona me hekurudhë. Besoj që në vjeshtë të këtij viti mund të gjendet fonde për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!