Champions League dhe Europë League rikthehet në muajin gusht dhe “Final8” do të zhvillohen në Portugali dhe Gjermani. Pikëpyetja e madhe lidhet me praninë e tifozëve në stadiume dhe ende nuk ka një vendim në lidhje më këtë. Gjithsesi do të merret së shpejti, sikurse është shprehur presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez. Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik.
Ne do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje, edhe nëse është e trishtueshme ta mendosh që ndeshjet më të rëndësishme të futbollit europian mund të lihen në stadiume të boshatisura”, është shprehur Ceferin për EFE. /abcnews.al