Abc News vjen pranë jush me rubrikën më të re, nis sot “Abc-ja e Shëndetit”

schedule08:56 - 3 Korrik, 2020

schedule 08:56 - 3 Korrik, 2020

Duke filluar nga dita e sotme Abc News vjen pranë jush me rubrikën më të re “Abc-ja e Shëndetit” me këshilla dhe informacione që do ju vijnë në ndihmë teleshikuesve. Rubrikën, pjesë e emisionit të mëngjesit do të mund ta ndiqni çdo të premte, duke nisur nga ora 08:30.

Mjekja Albana Daka,  tha se kjo rubrikë ka për qëllim për të qenë sa më afër shikuesve, për të dhënë informacione dhe këshilla në një mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë.

“Do mundohem dhe do ja dal që me kolegët e mi të jem me terma sa më të qarta, do japim një informacion të thjeshtë, çfarë ju duhet teleshikuesve, se ne me terma shkencore flasim në të gjitha konferencat tona. Unë të paktën kam mbi dy dekada në këtë pjesë, dhe mjekët e kanë në fakt pak të vështirë këtë pjesë.

Kur shikuesit shikojnë që një mjeke do të prezantojë emisionin, do të thonë që do të jetë më i koklavitur se më parë, se kjo nuk do të ulet në terma të thjeshta. Do përpiqem që të jem sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm, dhe përgjithësisht të japim këshilla sa më të mira, dhe jo thjesht të flasim për një gjë dfhe njerëzve të moas iu nevojitet ai informacion. Do të jemi totalisht praktik.”, tha drejtuesja e “Abc-ja e shëndetit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!