“Madonna”, kënga më e re e Mozzik ka arritur të marrë klikime të shumta në Youtube, por ka shkaktuar një debat të gjerë në opinionin publik, për shkak të përmbajtjes së tekstit.
Por, pavarësisht reagimeve të shumta nga artistë dhe qytetarë, Mozzik duket se nuk shqetësohet shumë për këtë. Ai po shijon suksesin e projektit të ri, dhe këtë e ka treguar me postimet e fundit që ka bërë në Instagram.
Së fundmi, ai ka bërë të ditur një “version” të ri të këngës, teksa ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet krah vëllait të tij Getinjos duke kënduar. “Maddona remix”, shkruan Mozzik krahas videos, i cili ka përcjellë dhe një mesazh të nënkuptuar ndaj kritikave që ka marrë. /abcnews.al