Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja në një intervistë për “Mbrëmja në Abc”, me Mirela Milorin, është shprehur se situata në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit nuk mund të quhet valë e dytë e pandemisë, sipas tij kjo tashmë është vala e parë e virusit.
Beqaj ndër të tjera ka theksuar se e rëndësishme tashmë në të gjithë këtë situatë është e rëndësishme që qeveria të ndërmarrë masa të reja dhe të ndërgjegjësojë qytetarët që të bashkëjetojnë me koronavirusin.
Ndër të tjera ish ministri ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që për të bërë të mundur eleminimin e sa më shumë të përhapjes së koronavirusit të bëjnë të mundur që të mbajnë nën kontroll të infektuarit aktivë.
“Kjo është vala e parë, megjithatë pas një goditje me kërcim, kemi ditë që kemi, 70-65 etj, ajo që është shqetësuese është se mud të ketë më shumë njerëz që mund ta kenë, Në Evropë jemi vendi i 9 për numrin e të prekurve dhe në vendin e 6 përsa i përket fataliteteve. Trupat inspektuese të vendosin në dysheme pullën e verdhë dhe vetëm aty të vendosen tavolinat, një veprim i tillë duhet të bëhet në çdo qytet në Shqipëri. Ndërkohë spitalet e kanë këtë risk dhe pse është më i madh tashmë, po të flasësh me mjekët kirurgë e kanë pasur frikën e HIV-AIDS por do të na duhet një qasje tjetër në trajtimin e rastit. Nëse unë dal sot me koronavirus, çfarë duhet të bëjë bashkëshortja të shkojë në punë. Por më e mira në këtë rast është e rëndësishme që të ndryshojë qasja dhe nëse familjari nuk ka shenja duhet ti bëhet tamponi. Kemi sot 950 veta që rrinë në shtëpi por kush na del garant që ato rrinë në shtëpi? Duhet të gjejmë një strategji për këtë, për të pas një gjë të tillë nën kontroll a duhet të ketë një pajisje. Po nëse duam që të bashkëjetojmë gjatë është e rëndësishme që të bëjmë disa balanca, vetizolimi si do të kontrollohet, unë nuk them që të dalim me fletërrufe por duhet që për të parë nëse unë nuk po e thyej vetë izolimin është e rëndësishme që të merret në telefon dhe të mbahet nën kontroll në lidhje me një gjë të tillë për të parë nëse e zbaton ose jo sa duhet”, ka thënë ish ministri
Gjithashtu ish ministri ka theksuar se në këtë situatë duhet që me patjetër të bëhet një rimodelim i masave mbrojtëse.
“Unë mendoj se kemi ardhur në një pikë që masat e 15 javëve të para të rishikohen dhe të rimodelohen, unë po hedh teza për diskutim por le ti rishikojmë këto teza. Nuk po them të mbyllemi, por të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar me virusin qoftë dhe për një periudhë të përkohshme. Unë nuk besoj se zgjidhja është fitimi i imunitetit. Duhet vetë ndërgjegjësim”, është shprehur ndër të tjera ai.