Drejtoresha e burimeve njerëzore e Adidas dha dorëheqjen të martën pas kritikave nga punonjësit e kompanisë për racizëm. Dorëheqja e Karen Parkin vjen pasi një grup i punonjësve me ngjyrë u thirr në bordin mbikëqyrës të Adidas për të hetuar Karen dhe strategjinë e saj për adresimin e çështjeve racore në vendin e punës.
“Unë jam tërësisht e përkushtuar në qëllimet tona për të krijuar një kompani më të larmishme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë,” tha Parkin, në një deklaratë. “Pavarësisht se ne kemi përparuar në shumë fusha, ka ende shumë punë për të bërë. Sidoqoftë, për mua është shume e qartë se për të unifikuar organizatën do të ishte më mirë që unë të jepja dorëheqjen dhe të hapja rrugën për ndryshime.”
Në vazhdën e protestave për brutalitetin e policisë të shkaktuar nga vdekja e George Floyd, për të cilën janë akuzuar katër ish oficerë të policisë në Minneapolis, Adidas, si edhe shumë marka të tjera, mbështetën barazinë racore. Por punonjësit e Adidas dhe ndërmarrjeve të tjera si Amazon i akuzuan ata për hipokrizi, duke thënë se në ambientin e punës mungonte diversiteti./abcnews.al