“Rrugaçët” e futbollit, dënime shembullore nga Komisioni i Disiplinës

schedule09:30 - 2 Korrik, 2020

schedule 09:30 - 2 Korrik, 2020

Dënime të shumta. Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer dhe ka marrë vendime të shumta për shkeljet e hasura në ndeshjet e zhvilluara në fundjavë dhe në ditët e mëparshme, kryesisht te moshat. Dënimet janë të mëdha, madje ka lojtarë të pezulluar nga 12 në 24 muaj. Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

– Zyrtari i KS Korabi, Donald Mëziu, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Selenica, Shefqet Borakaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Selenica, Daniel Arapi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/c të KDS dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i Term FC U-19, Xhonald Prenga, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Neneve 47/1/e, 47/1/f dhe 47/4 të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i Term FC U-19, Segerso Geci, në bazë të Neneve 47/1/e, 47/1/f dhe 47/4 të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i Term FC U-19, Julian Dragjoshi, në bazë të Neneve 47/1/e, 47/1/f dhe 47/4 të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i Term FC U-19, Pandeli Naci, në bazë të Neneve 47/1/e, 47/1/f dhe 47/4 të KDS dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Zyrtari i KF Tirana U-17, Bajram Vrapi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Zyrtari i KF Tirana U-17, Fatjon Muhameti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Neneve 48/2/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Tirana U-17, Leon Kozi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i KF Tirana U-17, Amarildo Karaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari i Shkëndija TR U-17, Florjan Duzha, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Zyrtari i Bilisht Sport – Femra, Trifon Meraku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Neneve 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtarja e Dajti – Femra, Ines Xhemollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Rrëzimin e kërkesës së KF Gramozi për marrjen e 3 pikëve në tavolinë në ndeshjen Këlcyra – Gramozi zhvilluar më datë 28.06.2020 si të pabazuar në KDS dhe Rregulloren e Infrastrukturës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!