Interi nuk u kursye aspak kundër Brescias në “San Siro”, duel që e fitoi 6-0. Ashley Young hapi serinë e golave në minutën e pestë. Mbrojtësi anglez shfrytëzoi një kros të Alexis Sanchez dhe u shfaq në rolin e një bomberi, duke realizuar një gol shumë të bukur.
https://streamable.com/mdi404
Dyfishimi erdhi nga Sanchez në minutën e 20-të. Kileni nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe dërgoi topin në rrjetë. Zikaltrit realizuan sërish në minutën e fundit të pjesës së parë. Young dhuroi një kros të mirë dhe D’Ambrozio realizoi me kokë.
Në pjesën e dytë pati festë edhe për Gagliardin, Eriksen dhe Candrevën. Mesfushori italian shënoi me kokë, danezi nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë në minutën e 83-të, ndërsa Candreva vulosi fitoren tenistike dy minuta para fundit të ndeshjes.
https://streamable.com/5jo2fe
Përfundimisht 6-0 dhe Interi ngjitet në kuotën e 64 pikëve, tetë larg Juves kryesuese dhe katër larg Lazios së vendit të dytë. Në ndeshjen tjetër të orës 19:30 midis Bologna dhe Cagliari, nuk pati fitues.
https://streamable.com/5jo2fe
Vendasit kaluan në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të talentit Barrow (finalizoi një aksion fantastik personal), ndërsa Simeone barazoi shifrat në minutën e parë të pjesës së dytë. /abcnews.al