Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar tërheqjen nga padia ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinajt.
Dokumenti mban datën e sotme dhe firmën e kreut të qeverisë shqiptare.
LEXO EDHE: Ramush Haradinaj refuzon të takohet me Ramën: Nuk ka logjikë, ai më ka paditur
Rama paralajmëroi se do të tërhiqte padinë për shpifje që kishte bërë ndaj Haradinajt, duke deklaruar se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sa sa i ndajnë.
Rama e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit kishte bërë se po tenton të shkëmbejë territore./abcnews.al