Palmer: Me BE-në nuk jemi rivalë, të angazhuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

schedule19:53 - 1 Korrik, 2020

schedule 19:53 - 1 Korrik, 2020

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari pecial evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë këtë të mërkurë se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar – normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, raportuesja e PE-së për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, ka thënë se pret që një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi të lidhet në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet konferenca e Parisit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!