Një yll masiv që ndodhet 75 milionë vite dritë larg është zhdukur dhe astronomët besojnë se mund të jetë hera e parë që kanë parë një yll të futet në një vrimë të zezë, pa u shndërruar më parë në një supernova.
Mungesa e yllit blu, që ndodhej në galaksinë Kinman Dwarf u vu re nga astronomët duke përdorur teleskopin VLT. Ai është një yll i paqëndrueshëm dhe është deri në 2.5 milionë herë më i ndritshëm se Dielli.
Astronomët e lidhin këtë fenomen të pazakontë me faktin se ylli mund të jetë errësuar nga pluhuri, por një teori tjetër tregon se ai u zhduk në një vrimë të zezë pa prodhuar një shpërthim të supernovës.
‘Përkundrazi, ne u çuditëm kur zbuluam se ylli ishte zhdukur!’, tha drejtuesi i ekipit, Andrew Allan. Yjet e këtij lloji janë të paqëndrueshëm, që tregojnë ndryshime të rastësishme dramatike në spektrin dhe shkëlqimin e tyre, shpjegoi ekipi hulumtues.
Përgjatë viteve 2001 dhe 2011, ekipe të ndryshme të astronomëve studiuan yllin misterioz masiv dhe vëzhgimet e tyre treguan se ai ishte në një fazë të vonë të evolucionit të tij. /abcnews.al