Hoti: Dialogu me Serbinë s’ka alternativë, Kosova është e gatshme për këtë proces

schedule12:47 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:47 - 1 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë  tha se pavarësisht nga zhvillimet e fundit politike, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër.

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetëror të kryesuar nga kryeministri”, tha Hoti.

Hoti konfirmoi se po punon për të formuar një ekip që do të përfaqësojë Kosovën dhe do të kryesohet prej tij.

Kryeministri deklaroi se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.

“Kosova është e përgatitur në këtë proces, është bërë  një punë e madhe”, deklaroi kryeministri duke nënvizuar se duhet të ketë njohje reciproke me Serbinë.

Hoti anuloi vizitën në Uashington për të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë pas publikimit të akt-akuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK Kadri Veseli.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!