VIDEO/ Merr flakë palma, tymi përhapet në gjithë zonën në qendër të Tiranës

schedule12:23 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:23 - 1 Korrik, 2020

Pema e palmës ka marrë flakë në qendër të Tiranës pranë ish-parkut Rinia përballë “Taiëan-it”.

Siç shihet nga pamjet, pranë palmës ndodhen edhe automjete të cilat rrezikohen nga flakët.

Një person shihet që tenton të fikë zjarrin ndërsa tymi është përhapur në gjithë zonën përreth.

Nuk dihet se cilat rrethana kanë bërë që pema në anë të rrugës kryesore të marrë flakë.  /abcnews.al