Qeveria britanike prezantoi planin për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së thellë të shkaktuar nga koronavirusi.
Kryeministri, Boris Johnson përdori sloganin “Ndërto, ndërto dhe vetëm ndërto”, teksa theksoi se investimet në infrastrukturë dhe sistemin shëndetësor do të shikohen me prioritet.
“Do të ndërtojmë shtëpi, rregullojmë sistemin shëndetësor dhe qendrat sociale për të luftuar krizën. Të investosh do të thotë të krijosh vende pune e biznese të reja. Pra ky është një program për punë. Gjithashtu për ndërtimin e infrastrukturës sonë, shkollave dhe spitaleve”, deklaroi kryeministri britanik.
Projektet në planin e investimit përfshijnë:
1.5 miliardë paund për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e spitaleve
100 milion për 29 projekte infrastrukturore përfshirë riparimet e urave në Sandwell dhe përmirësimi i A15 në rajonin Humber
Mbi 1 miliard paund për shkollat
83 milion për mirëmbajtjen e burgjeve
900 milion për projekte lokale
500,000 – 1 milion për parqe, rrugë dhe transport./abcnews.al