Policia njoftoi sot për arrestimin e 33 vjeçarit Gjekson Pusi nga Shkodra pasi dyshohet se largoi vrasësit e Hekuran Billës pas atentatit të 11 qershorit.
Sipas të dhënave që ka prokuroria, Pusi dyshohet se ishte shofer në makinën që bëri largimin e vrasësve nga vendi i ngjarjes.
Lexo edhe: Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet personi që largoi me makinë Viktor Markun
Pusi ndërkohë dyshohet se është i përfshirë edhe në një ngjarje të rëndë ditën e djeshme ku u qëllua me breshëri automatiku Fatjon Harusha, i cili shpëtoi pa plagë.
Por, Gjekson Pusi është një emër i njohur për policinë, pasi ai u arrestua edhe një vit më parë për armëmbajtje pa leje në Tiranë pasi u pikas nga qytetarët me pistoletë në brez.
Lexo edhe: U arrestua për vrasjen e Billës, 33-vjeçari qëlloi dje me breshëri plumbash në Shkodër
Ai u kap nga policia në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë me një pistoletë “Zastava” në brez si edhe dy krehëra me fishekë. /abcnews.al