Rritet numri i viktimave me Covid në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 126 raste të reja

schedule15:36 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:36 - 30 Qershor, 2020

Katër persona kanë humbur jetën dhe 126 të tjera janë konfirmuar pozitivisht me koronavirus këtë të martë ne Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit prej 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-66, Kumanovë-6, Shtip-15, Prilep-3, Tetovë-19, Strugë-2, Veles-2, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-2, Probishtip-2, Shën Nikollë-1, Resnje -3.

Ndër të tjera Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në orët e fundit janë shëruar 48 pacientë.  Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Sipas qyteteve viktimat janë nga Shkupi, Prilepi, Tetova, Gotivari.

Ndërkohë deri më tani në Maqedoni kanë humbur jetën 302 persona dhe janë konfirmuar të infektuar 6334 me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar dhe akoma vijojnë të jenë aktive me koronavirus  3557 raste aktive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!