Trafiku ndërkombëtar i drogës, Kraja: Hetojmë personat me pushtet që kanë favorizuar trafikun

schedule12:12 - 30 Qershor, 2020

schedule 12:12 - 30 Qershor, 2020

Në konferencën e përbashkët mes Antimafias Italiane dhe SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se operacioni i përbashkët rezultoi i suksesshëm.

Kraja shtoi se skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë në luftën kundër krimit. Gjatë fjalës së tij Kraja theksoi se janë sekuestruar pasuri të cilat si origjinë të tyren pastrimin e parave.

Lexo edhe: Trafiku i drogës Itali-Shqipëri, nis konferenca e përbashkët mes Antimafias italiane dhe SPAK

Gjithashtu ai falenderoi kolegët italianë me të cilët bashkëpunuan në këtë operacion për rezultatet pozitive të këtij hetimi.

“Shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë. Kam ardhur në Romë në 7 shkurt dhe kam firmosur marrëveshjen e bashkëpunimin. Në takimin  e parë vendosëm të ishim konkret në punën tonë dhe besoj sot kemi qenë konkret. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Lexo edhe: VIDEO/ Sekuestrohen 40 milion euro lëndë narkotike, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri

Dua të falënderoj “Eurojust” për ndihmën e saj në këtë operacion. Dua të them që ky operacion i përbashkët ishte i suksesshëm u organizua në të njëjtën kohë dhe funksionoi më së miri. E reja që kemi sjellë në lidhje me këtë hetim është fakti që nuk u kufizuam vetëm në arrestimin e personave përgjegjës por edhe kemi sekuestruar pasuri të cilat kanë origjinë krimin duke pastruar paranë.

Lexo edhe: 10 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm, dalin pamjet e gomones së kapur në Vlorë

Dua të garantoj kolegët italianë se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe rezultate pozitive deri në fund të këtij hetimi. Ajo që do të bëjmë në Shqipëri do të vazhdojmë hetimin personat përgjegjës nga institucionet shtetërore dhe kushdo do të jetë përgjegjës para ligjit”, tha Kraja.