Alvin Berisha, vogëlushi i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri është kthyer në Shqipëri bashkë me babanë e tij.
Ata kanë ndarë një foto në rrjetin social Instagram, pranë Portit të Durrësit.
Alvin tashmë është transformuar që pas shpëtimit nga kampi i ferrit dhe duket në gjendje mjaft të mirë.
Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.
Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij./abcnews.al