Haradinaj për akuzat e Thaçit: Një forcë e madhe është prapa Speciales

schedule22:24 - 29 Qershor, 2020

schedule 22:24 - 29 Qershor, 2020

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe njëherë pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Prokurori i Specializuar.

Haradinaj tha se pas Gjykatës Speciale është një fuqi e madhe dhe Kosova e ka të vështirë ndërhyrjen.

“Shihet se ka një fuqi të madhe prapa Gjykatës edhe prapa Prokurorisë. Kur po them një fuqi është edhe një guxim ligjor o e quaj, me vepruar në mënyrën si kanë vepruar, pra me i bo publike aktakuzat në mënyrën si i kanë bo. Këtu shihet që është një gjykatë e fuqishme”, tha Haradinaj për RTV Dukagjinin.

Megjithatë ai thotë se me rëndësi është në që fund të procesit UÇK të dalë e pastër siç ka qenë.

“Epilogu duhet me na interesuar të gjithëve. Nëse Gjykata e shkruan një faturë të fajësisë për nivele të larta të UÇK’së mbetet një situatë e Keqe për Kosovën në aspektin ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!