Sporti i UFC-së është rritur shumë vitet e fundit dhe sportistët e njohur, janë bërë të shumtë. Conor McGregor është padiskutim më i njohuri, por dhe emra të tjerë kanë fituar popullaritet të madh.
Gina Carano, ish-luftëtare në UFC dhe tashmë aktore filmash, postoi një foto nudo në Instagramin e saj zyrtar, aty ku shkroi: “E konsideroj lirinë seksi. Unë e konsideroj lirinë aq seksi sa nuk mund ta shpjegoj dot. Ju zgjoheni çdo ditë dhe ndjeheni sikur mund të bëni asgjë”.
Megjithëse këto ishin fjalë pozitive dhe fuqizuese, ish-luftëtari i UFC dhe ‘jujitsu’ braziliane, Renzo Gracie, e sulmoi Caranon. Ai komentoi: “Vish disa rroba, të duhen. Ti je ndër gratë më të bukura që kam parë ndonjëherë. Kjo ju bën unike. Nuk ka nevojë për foto seksi, ju jeni gruaja më e bukur”./abcnews.al


