Polumbarët e Reneas pas disa orësh kërkime gjejnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të 16 vjeçarit L.G., që u mbyt duke u larë në liqen në Kukës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhoc, në vendin e quajtur Hani i Laçit.
Adoleshenti është futur për t’u larë, por që fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë më. Prej orësh polumbarët vijuan kërkimet, ndërsa pak më parë është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë. /abcnews.al