Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi gjatë shoqërimit kanë goditur efektivët e Forcave të Posaçme “Shqiponja”.
E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, në gjendje të dehur shqetësonin banorët në lagjen ‘’Luigj Gurakuqi’’ të Elbasanit.
Më pas ata janë shoqëruar forcërisht në komisariat dhe menjëherë janë arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Në gjendje të dehur, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vihen në pranga dy të rinjtë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Elbasan për dy shtetas në gjendje të dehur që sillnin shqetësim për banorët, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, menjëherë ka shkuar Forca e Posaçme “Shqiponja”, por shtetasit e lartpërmendur i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al