Siri, raketa kundër një aeroporti ushtarak, 14 të vdekur

schedule10:28 - 9 Prill, 2018

schedule 10:28 - 9 Prill, 2018

Në kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Gutën Lindore, është goditur me raketa një bazë ajrore e regjimit të Assad. Nga ky sulm 14 persona kanë humbur jetën. Damasku akuzon për këtë Uashingtonin. Por SHBA mohon përfshirjen.

Mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane iu përgjigj një sulmi në një aeroport ushtarak midis qyteteve Homs dhe Palmira, duke rrëzuar tetë raketa. Kjo u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve Sana, duke folur për “një sulm nga Shtetet e Bashkuara”. Megjithatë, Uashingtoni mohoi se një sulm i tillë është kryer në Siri. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 14 persona janë vrarë.

Mes viktimave janë dhe luftëtarë iranianë. Episodi vjen pas një sulmi të dyshuar kimik nga ushtria siriane në periferinë lindore të Damaskut, që shkaktoi rreth 100 viktima. Në atë zonë ishin qëndronin militantët opozitar të regjimit. Sipas Observatorit Sirian, “forcat ruse dhe iraniane dhe lëvizja libaneze Hezbollah”, aleatët e regjimit të Damaskut, janë të vendosur në bazën ajrore T-4 të njohur si Tiyas.

Presidenti amerikan Donald Trump në një reagim pas sulmit të dyshuar me armë kimike reagoi ashpër duke premtuar se regjimi I presidentit Bashar al-Assad do të paguante një “çmim shumë të madh”. Gjithashtu nënvizoi se “Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës pasi mbështesin kafshën Assad”. Përpara sulmit në aeroport, këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Antiterrorizmin nuk përjashtoi ndonjë opsion sa i përket kundërpërgjigjes ndaj regjimit sirian.

Sëbashkë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti amerikan është dakordësuar që regjimi i Assad duhet të japë llogari për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut. Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë që njofton një telefonatë të zhvilluar mes dy liderëve. Trump dhe Macron biseduan për një kundërpërgjigje të fortë dhe të përbashkët, që lë të kuptohet se sulmi në aeroportin e ushtrisë pro-qeveritare mund të jetë kryer nga Parisi dhe Uashingtoni. Por edhe Franca ka mohuar përfshirjen në sulmi raketor në bazën ajrore./abcnews.al