Një 51-vjeçar banues në Kuçovë është arrestuar nga policia pasi kishte shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit.
51-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij, dhe që prej gushtit të vitit 2019, N. K., 76 vjeç, ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Berat/Informacion
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin:
K., 51 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit, shtetasit N. K., 76 vjeç, banues në Kuçovë.
Shtetasi N. K. që prej gushtit të vitit 2019 ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi djali i tij, shtetasi E. K. Ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.