Daja: Nuk kam shkop magjik, sot ishim me çerek ekipi!

schedule22:29 - 28 Qershor, 2020

schedule 22:29 - 28 Qershor, 2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli menjëherë pas humbjes 1-2 të skuadrës së tij kundër Tiranës. Për Supersport, strategu i “Ujqërve” tha: “Neve sot ishim me çerekun e ekipit. Luajtëm të enjte 90 minuta raskapitëse. Nuk kishim 6-7 lojtarë. Mungesë e rëndësishme ishte Bregu.

Pjesa e dytë do kishte rënie natyrshëm. Luajtën futbollistë të rinj, që kanë minutazh të plotë në këmbët e tyre. Nëse do të kishim alternativa të tjera, do kishim tjetër freski në pjesën e dytë. E thashë që ne vijmë nga ndeshja me Bylisin që kemi shpenzuar shumë energji. Po të shikoni golin e parë të Tiranës, ishte një mosmbulim i mirë i Dumfur që nuk është mbrojtës por është arnim. Nuk mund të përballonim dot një ekip që kishte gjithë javën për të përgatitur ndeshjen dhe ka një kontingjent shumë më të madh se ne.

E ARDHMJA – Nuk është e mirë, që një ditë para një ndeshje të rëndësishme të dalin lajme. Jam trajner i Skënderbeut dhe do të vazhdoj të mbetem deri në fund të sezonit. Se çfarë do të ndodhë do ta shikojmë. Shpresoj të vijë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale. Nuk është etike që duke qenë se jam trajner i Skënderbeut dhe të diskutojmë çfarë do të ndodhim pas një muaji. Nuk e dimë çfarë do ndodhë pas një jave jo më pas një muaji me këtë situatë virusi.

OBJEKTIVI – Ne i kemi të ndara gjërat në klub. Jemi këtu për të përfaqësuar një ekip që doni s’doni ka bërë historinë e futbollit shqiptar, jo këtu në Shqipëri, por në Europë. Përgjigjemi për pjesën e klubit, çështjet e tjera i zgjidh klubi. Nuk besoj që i ka mbetur vetëm emri Skënderbeut. Ne vazhdojmë që të jemi forcë goxha e mirë në kampionat, me gjithë problemet që kemi.  Nuk është një ndeshje historia e Skënderbeut as historia e Ilir Dajës. Nuk më ve dot në vështirësi njeri.

GJËNDJA – “Imagjino se çfarë mund të bëj unë këtu kur fillojmë dhe arnojmë, sigurisht që Tirana ka formacion të stabilizuar. Kur mua më mungojnë gjitha këto dhe kur mbrojtës të djathtë ve një mesfushor qendre. Nuk kam shkopin magjik, sigurisht që do të prishen ekuilibrat. Nuk janë gjithë pikat kryesore të ekipit në dispozicion. Futen në fushë sepse kaq është kontigjenti. Natyrshëm që do të jenë të pranishme këto luahtje”, u shpreh Daja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!