Ralf Rangnick e ka arritur akordin me Milanin dhe sezonin e ardhshëm do të ulet në pankinën e klubit të famshëm italian. 61-vjeçari gjerman pritet të ndërtojë një skuadër të fortë dhe investimet e drejtuesve nuk do të mungojnë.
Goditja e parë do të jetë një talent hungarez. La Repubblica raporton se Rangnick ka prenotuar Dominik Szoboszlai të Salzburg. 19-vjeçari aktivizohet në krahun e majtë të mesfushës, por bën mirë edhe rolin e mesfushorit qendror.
Szoboszlai ka shënuar 10 gola këtë sezon me kampionët e Austrisë, teksa numëron edhe pesë asiste. Salzbug kërkon 25 milion euro për ta lënë të lirë dhe Milani është gati të paguajë shumën për t’i dhuruar trajnerit të ri një lojtar cilësor dhe premtues. /abcnews.al