FOTO/ Shënoi gol për ditëlindje, Rashica e feston me personin e dashur

schedule18:18 - 28 Qershor, 2020

schedule 18:18 - 28 Qershor, 2020

Milot Rashica arriti të gjejë rrjetën në fitoren 6-1 të Werder Bremenit kundër Koln. Sulmuesi dardan shënoi golin e dytë në këtë fitore të thellë, një gol që erdhi si “dhuratë” për ditëlindje, pasi Rashica, feston 24 vjetorin sot.

Këtë ditë të shënuar, ylli i Werderit po e kalon me djalin e tij të vogël dhe një foto së bashku, Rashica e publikoi në faqen zyrtare në Twitter. “Të kaloj ditëlindjen me këtë burrë të vogël, është dhurata më e paçmuar”, shkroi Rashica.

24 vjeçari me shumë gjasa do të largohet nga Werder Bremen këtë verë, me disa ekipe që kërkojnë me ngulm firmën e tij. Ekipi më i favorizuar për firmën e yllit dardan, mbetet Leipzig, që kërkon një zëvendësues për të larguarin Timo Werner./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!