Lëvizjet në dalje kanë nisur edhe në Kategorinë e Parë. Një prej lojtarëve kryesorë të Devollit, të cilit i ka përfunduar kontrata, është larguar dhe do të vijojë karrierën në ekipi tjetër. Vetë klubi nga Devolli ka dalë me deklaratë zyrtare.
“Matheus Motta , të cilit i ka përfunduar kontrata , është largimi i parë nga Devolli. Palët kanë mbyllur me sukses bashkëpunimin dhe KF Devolli e falënderon për kontributin e tij dhe i uron shumë suksese!”, thuhet në komunikatën e klubit të Devollit.
Motta spikati në sezonin e tij të parë në Shqipëri, teksa ishte shënuesi më i mirë për skuadrën nga Bilishti. Ai shënoi shtatë gola dhe tani mbetet të shihet se ku do të luajë në vazhdim. /abcnews.al