Afërdita Dreshaj është një ndër personazhet publik shqiptar më të komentuar. Modelja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para pak ditësh festoi 2 vjetorin e martesës së saj, me sportistin çek Jakub Kindl.
Afërdita dhe Jakub vendosën ta festojnë përvjetorin, në vendin ku dhe kurorëzuan dashurinë në martesë. “Ne u martuam në këtë hotel 2 vite më parë, kështu që erdhëm të festonim përvjetorin tonë këtu”, shkruante modelja.
Së fundmi, modelja ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto ku pozon e veshur me bikini, dhe ku shfaqet më në formë se kurrë. Komentet nga fansat kanë qenë të shumta, duke i vënë në pah bukurinë e saj. /abcnews.al