Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E dhimbshme, dy vëllezërit shqiptarë vdesin brenda 24 orësh

schedule23:08 - 27 Qershor, 2020

schedule 23:08 - 27 Qershor, 2020

Dy vëllezër shqiptar nga Suhareka në Kosovë kanë ndërruar jetë brenda 24 orësh.

Mediat kosovare shkruajnë se ata ishin mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Mylsim dhe Imer Hasani kishin vetëm katër vite diferencë.

Myslim Hasani 54-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, dhe ende pa e përcjellë për në banesën e fundit, ka ndërruar jetë edhe i vëllai.



Ky i fundit njihet në trojet kosovare edhe si muzikant i muzikës rapsodike.

Ata u përcollën për në banesën e fundit në Suharekë pranë të atit, ndërsa pandemia pengoi vëllain e tyre të merrte pjesë në ceremoni për shkak se jeton përtej kufirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!