30 vjet më parë, më 2 korrik 1990, rreth 5 mijë qytyetarë të Tiranës u dyndën në territoret e selive diplomatike të Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Francës e të tjera.
Ngjarja e ambasadave i dha goditjen e fortë diktaturës. Pas 2 korrikut, Tirana dhe e gjithë Shqipëria, nuk ishin më njësoj.
Në arkivën e sigurimit të shtetit është një dosje e zgjeruar që përshkruan ngjarjen dhe ditët që e pasuan, përmes raportimeve të oficerëve e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.
Atje tregohet Tirana e zgjuar nga letargjia 45-vjeccare dhe një regjim diktatorial që nuk ishte më aq i fortë sa dukej.
Për më tepër, ndiqni emisionin “Vetting” të gazetares Luljeta Progni. /abcnews.al