U vra në atentatin ndaj prokurorit, Hoxha: Andi Maloku pronar i madh tokash në Gjirin e Lalzit

schedule13:53 - 27 Qershor, 2020

schedule 13:53 - 27 Qershor, 2020

Në studion e Abc News gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja për atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, drejt automjetit të prokurorit Arjan Ndoj.

Në këtë atentat mbeti i plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho. Viktimë në këtë ngjarje mbeti shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku. Gazetari thekson se Maloku ishte një i pafajshëm që u vra padrejtësisht.

Mirëpo, ndonëse punonte me një rrogë minimale për prokurorin, ai është përfshirë padrejtësisht në punë të pista. Hoxha bën me dije se në Kadastrën e Durrësit rezulton se Maloku ka blerë një sipërfaqe prej 20 mijë metra katror te Gjiri i Lalzit. Sipas tij ai nuk kishte mundësi të bënte një blerje të tillë, pasi jetonte në kushte jo të mira, por të tjerë kanë bërë pis edhe emrin e tij.

Lëviznin edhe materiale që dyshohej se ishin pjesë e fashikujve të grabitur. Kjo rrezikoi të hapte një plagë të madhe, implikimin e pushtetit me mafien e tokave. Në fakt së pari duhet të ishin marrë me ngjarjen, nëse ka përgjegjësi prokuroi duhet të hetohet. Nëse provohet ai prokuror nuk duhet të jetë më në sistem. Kjo ngjarje ka ndodhur në 1 nëntor vitit të kaluar. Ka qenë e paralajmëruar. Pati hetime dhe zhurmë, pati presion. Deputeti Halit Valteri nxorri videon. Sipas deputeti atë video ia ka dhënë një nga familjarët e viktimave. Sipas tyre në video ata janë autorët dhe njëri është kapur dhe tjetri jo. Ata pretendojnë se nuk po punohet për të zbardhur të vërtetën.

Ndërkohë ajo çështje është shumë më e thellë. Ka të bëjë me pronësinë e tokave në gjirin e Lalzit, në një nga zonat më të mira të Shqipërisë. Në atentatin e 1 nëntorit edhe pse objektivi ishin dy të tjerë, nuk është normale që prokuroi ka një pozicion të rëndësishëm të ndodhet me personat që thotë qeveria është i përfshirë. Dhe viktimë mbeti një nga më të pafajshmit. Nga hulumtimet më ka rezultuar se nuk është kaq e thjeshtë histori. Në dokumentet e zyrave të Kadastrës së Durrësit edhe ky shoferi nga një familje e varfër ka blerë tokë në gjirin e Lalzit. Sot ai ka paguar faturën e dikujt tjetër. Një personazh krejt i ri, emrin e tij e kanë bërë pis. E gjej në Kadastër pronar në një sipërfaqe toke 20 mijë metër katror. 20 mijë metër katro, jam i sigurt që Andi Maloku dhe familjarët e tij nuk kanë pasur kosto ta blejnë. Kush është fshehur pas emrit të të ndjerit, njeriu më i pafajshëm në histori. Është vrarë një i pafajshëm. Ky njeri ka ikur kot dhe familja e tij vuan. Personat e përfshirë në këtë histori kanë guxuar të bëjnë pis edhe emrin e tij”, tha Hoxha.  /abcnews.al