Ish-mesfushori i Interit dhe Real Madrid, Wesley Sneijder, ka botuar autografinë e tij ku ka zbuluar shumë rreth karrierës së tij. Momente të bukura por edhe të vështira, holandezi ka treguar gjithçka. Një nga historitë më të veçanta është dhe shoqëria e tij me George Clooney, ku Sneijder tregon se si festonte deri në orët e para të mëngjesit.
LEXO EDHE: Mes famës dhe alkoolit, jeta e shthurur e Wesley Sneijder në Spanjë
“Një herë unë dhe gruaja ime dolëm në ‘party’ së bashku me George Clooney dhe Megan Fox dhe u kthyem në shtëpi rreth orës 6 të mëngjesit. Ditën tjetër unë shënova një gol dhe dhurova një asist në ndeshjen kundër Werder Bremenit në Champions.
Pasi pashë që kjo funksiononte nuk kisha më frikë ta përsërisja”, shkruan Wesley, i cili sapo e la futbollin shtoi menjëherë në peshë. /abcnews.al