Derbi i Liverpool-it mbyllet pa gola

schedule17:15 - 7 Prill, 2018

schedule 17:15 - 7 Prill, 2018

Derbi mes Everton-it dhe Liverpool-it përfundoi në barazim pa gola në Premier Ligën angleze. Njëra nga ndeshjet më të ndjekura të sezonit ishte e fortë dhe me raste nga të dyja skuadrat, po nuk u arrit të shënohej asnjë herë.

Liverpool-i luajti me disa mungesa në formacion, pas lodhjes së madhe në ndeshjen e Championsit kundër Mançester Sitit. Trajneri Klop la në stol disa nga yjet dhe kjo ndikoi në lojën e ekipit të tij. Evertoni, nga ana tjetër, pati formacion të plotë, por sërish nuk ia doli të kënaqte mbi 40 000 tifozë në stadium dhe të arrinte fitoren.

Liverpool-i ndodhet në vendin e tretë në Premier Ligë, kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim të kampionatit, dhe besohet se do të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Po ashtu, ekipi i trajnerit Klop synon të fitojë Championsin këtë vit, duke qenë favori për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale./abcnews.al