Aktorja e famshme Emma Roberts është në pritje të ëmbël. Mediat e huaja kanë raportuar se Roberts dhe partneri i saj, Garret Hedlund janë në pritje të fëmijës së parë, megjithëse dyshja ende nuk e ka konfirmuar lajmin.
Dyshja e bëri publike lidhjen e tyre në Mars të vitit 2019, vetëm pak kohë pasi aktorja amerikane i dha fund fejesës disa vjeçare me Evan Peters. Ata u fotografuan në rrugët e Los Angeles të kapur dorë për dore.
Burime për Us Weekly thanë në Janar të këtij viti se marrëdhënia e tyre nuk ishte serioze. “Momentalisht ata nuk kanë në plan as martesë e as fejesë. U pëlqen të dalin dhe të shoqërohen bashkë dhe marrëdhënia e tyre është më shumë për qejf sesa serioze.”, tha burimi. /abcnews.al