Zbardhet vendimi për Saimir Tahirin: Krimet e Rënda vendosën mbi qëndrimin kontradiktor

schedule15:20 - 26 Qershor, 2020

schedule 15:20 - 26 Qershor, 2020

Çështja e Saimir Tahirit rikthehet në pikën zero.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të prishe vendimin e shkallës së parë dhe të rikthej çështjen për rigjykim.

ABC News ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën.

Në dokument togat e zeza e kanë cilësuar vendimin e gjykatës së Katanias në Itali, si jopërfundimtare, duke rrëzuar kështu pretendimin e Ish- ministrit Tahiri.

Po sipas Gjykatës, Prokuroria ka shkelur disa dispozita ligjore për ngritjen e akuzave të reja në ngarkim të Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës.

Duke ju referuar rikualifikimit të  veprave penale nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, që e dënoi Tahirin për Shpërdorim detyre.

Po ashtu nuk janë respektuar dispozitat e ndjekjes penale nga organi i akuzës.

Ky vendim ishte surprizë edhe për vet Saimir Tahirin, i cili jashtë Gjykatës tha se kishte zgjedhur të përballej me drejtësinë si qytetar.

“Meqë prokuroria më akuzoi, ika, dorëzova mandatin e deputetit. Ia ka vlejtur të përballesha si qytetar jo si ata vemjet që përballen si politikanë. Këmbët e mia më mbajnë. Po e pashë të arsyeshme do ketë gjykim të zakonshëm. Unë po iu them që jam i dedikuar në këtë proces, është jeta ime”, u shpreh ish-ministri.

Saimir Tahiri përdori gjuhë të ashpër për sistemin e drejtësisë.

“Është e qartë si drita e diellit që drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, dhe kjo po zvarritet. Duhet të shoh vendimin. Unë në postin e ministrit i dërgoja çdo javë një shkresë me emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që kishin shkelur ligjin”, deklaroi ai.

Ish-ministri i brendshëm ndër të tjera tha se puna që ai ka bërë në luftën kundër kanabizimit të vendit, është sukses. Ai nuk kurseu ironitë për pasardhësit e tij.

 “I vetmi kusur që kam është se unë kamë qenë transparent në punën time. Kanë bërë gjithçka publike, për më tepër u kam tregua çdo rrënjë kanabis. Mesa duket s’duhet të isha sjell në këtë mënyrë, duhet t’i kisha mbajtur të fshehta”.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Hetimi për ish-ministrin Saimir Tahiri ka nisur në tetor të 2017 kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme, pas arrestimit të grupit Habilaj në Itali.

Më pas dosja kaloi në prokurorin e Krimeve të Rënda.

Prokurori Besim Hajdarmataj mori të pandehur Tahirin dhe kërkoi që ti hiqej imuniteti.

Tahiri dha dorëheqjen nga posti i ministrit në Maj të 2018 për tu përballur me drejtësinë si qytetar.

Saimir Tahirit asokohe iu caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhe ishte “Apeli i Krimeve të Rënda” që e rrëzoi këtë masë, e për pasojë Tahiri u hetua në gjendje të lirë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, më 19 shtator të 2019-ës.

VENDIMI: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!