Trump urdhëron mbajtjen në struktura të posaçme të klandestinëve

schedule13:40 - 7 Prill, 2018

schedule 13:40 - 7 Prill, 2018

Klandestinët që do të hyjnë në territorin amerikan, pas arrestimit nuk do të lihen më të lirë në pritje të vendimit për statusin e tyre, por do të mbahen të izoluar. Urdhëri është firmosur nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka dhënë 45 ditë kohë autoriteteve përkatëse për të nisur procesin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi një memorandum për t’i dhënë fund procesit të arrestimit dhe të lirimit, në bazë të së cilës emigrantët e paligjshëm lirohen pas arrestimit në pritje të vendimit për statusin e tyre. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë. Në memo, Presidenti ka kërkuar një listë të detajuar të të gjithë strukturave, përfshirë ato ushtarake që mund të përdoren për të mbajtur klandestinët.

Trump i ka dhënë 45 ditë kohë sekretarit amerikan për Sigurinë Kombëtare që të koordinohet me kreun e Pentagonit, prokurorin e Përgjithshëm dhe sekretarin e Shëndetësisë, për përpilimin e një raporti të detajuar mbi masat, që secili departament duhet të ndjekë për t’i dhënë fund në mënyrë sa më të shpejtë paraktikës, arresto dhe liro./abcnews.al