Menduh Thaçi: Akuza për liderët e Kosovës, goditje ndaj politikës shqiptare

schedule12:40 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:40 - 26 Qershor, 2020

Kreu i PDSH në republikën e Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Abc News ka komentuar ngjarjet më të fundit politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Thaçi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se ngjarjet më të fundit politike janë goditje ndaj politikës shqiptare në përgjithësi, tashmë jemi në një situate, pasi efektet negative të kësaj goditje do i shikojmë shumë shpejt.

Kreu i PDSH ka deklaruar se kjo përplasje politike ka të bëjë me marrëdhënies e SHBA-së me BE, apo është një përplasje mes vetë SHBA-së, por ajo që është e qartë është dhe sjellja e liderëve shqiptare të cilët vitet e fundit kanë akuzuar njëri tjetrin, duke harruar se po forcojnë armikun.

“Statuskoja e Kosovës e solli sërish situatën në një gjendje të tillë që projekti i Kosovës të sillet në këtë raport siç ka qenë. Nuk kam dyshim se presidenti Thaçi dhe Veseli do e fitojnë këtë aktakuzë, por në raportin politik Serbia që ka bërë një sërë krimesh në Kosovë, tashmë do të ketë një baras vlerësim. Nuk e di nëse kjo është përplasje mes SHBA-së dhe BE apo e politikës brenda SHBA por patjetër duhet të shikojmë dhe një marrëdhënie e raport të politikës shqiptare. Kjo është një fatkeqësi që shumë shpejt ne duhet të futemi në një raport ndryshe. Kjo është goditje e politikës shqiptare, Kosova është shum larg dialogut. Dhe të gjithë ato që do i futen dialogut rezultati është 3:0 dhe në këtë proces duhet të marrim pjesë të gjithë për të çuar rezultatin 1:3.  Unë pres që të dalin dhe ti kërkojnë falje publike kombit pasi Hashimit skano çfarë i kërkojnë, sepse nuk i fal.

Të gjithë personat që kanë bërë debat në studiot televizive dhe kanë nxjerrë akuza ndaj Thaçit, më vjen ti pyes sot se si ndihen këto sjellje duhet të jenë mësim për të ardhmen, nuk duhet të sillemi sikur do hasmi, demokracia është pozitë opozitë, por në momentin që një anëtar i shtëpisë sonë përdor argumente që i përdor armiku atëherë lindin këto pasoja. Nëse Serbia nuk ka dhënë llogari për gjenocid, ajo tashmë ajo është në avantazh 3:0, lidershipi është në gjendje të rëndë dhe duhet të theksojë se nuk janë akoma gati”, ka thënë Thaçi për Abc News.

Ndër të tjera Thaçi ka theksuar se tashmë Kosova po merr një goditje të pamerituar, ndërsa Serbia po bën hapa para.

Sipas tij të gjithë lidershipët shqiptarë nuk duhet që të lejojnë një ngjarje të tillë të shëmtuar politike, ku një president akuzohet padrejtësisht për çështje politike.

Problemi është se nuk do të ketë njohje të Kosovës por ajo do të futet në një llogaridhënie të panevojshme për krimet e luftës që janë të panevojshme. Në një situatë kur ushtria që solli lirinë, NATO u legjitimua nga e gjithë bota ju nuk mund të vini nën akuza aleatin më të fuqishëm të NATOS, UÇK-në. Shumë ushtarakë të Serbisë që janë të implikuar në krimet e Kosovës, tashmë janë profesorë të njohur, mendoni se nuk i dinë ataku këto. Patjetër që i dinë por kjo është një goditje politike ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

 Lidershipi shqiptar duke shkuar në marketing bajat politik për të marrë suksesin se kush e liroi Kosovën, përfshi këto lidershipin shqiptar dhe atë maqedonas, dhe harroi që të punojë, të kundërtën bënë kundërshtarët tanë. Një pjesë e politikës shqiptare që derdhin sot lot luftë, në debatet e studiove televizive do të shikoni se hasshim Thaçi është sharë gjithmonë dhe e kundërta ka ndodhur për Vuçiç. Ne jem i vetmi komb i ndarë në Evropë, ne kemi vetëm Shqipërinë dhe pjesa tjetër është e ndarë Vuçiç është ai që duket më në uniformë, ne e shamë Thaçin dhe Veselin dhe askush nuk mori një qëndrim për të parë përgjegjësinë e institucioneve në serbi për gjenocidin e bërë në Kosovë.

Jemi në një situatë të keqe dhe uroj mos të bëhemi pre e fjalorit banal. Ne duhet të dalim me një qëndrim se është e papranishme që të na akuzohet presidenti, dhe nga ana tjetër kemi Vuçiç të implikuar në krime lufte me uniformë që ta dërgojë përpara procesin. Shanset për vijim të dialogut janë zero, mund të kemi ndonjë imitim. Unë nuk mendoj se në Kosovë mendoj se ka një figurë të fuqishme që në këto kushte të marrë përsipër një situatë  të tillë dhe të firmosë një dokument”, ka theksuar ndër të tjera Thaçi./abcnews.al