Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli menjëherë pas shpalljes kampion në Premier League për SkySport, aty ku shpërtheu në lot. Strategu gjerman ka bërë një punë të shkëlqyer në krye të “The Reds”, duke rikthyer titullin pas plot 30 vitesh.
“Për fat të keq, nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë ndjesi”, tha fillimisht Klopp. “Është diçka e pabesueshme. Diçka shumë herë më e madhe se sa e kisha imagjinuar. Të shpallesh kampion me këtë klub, është një arritje e pabesueshme.
Duke e ditur sa shumë Kenny (Daglish) na ka mbështetur, e ka ndërtuar këtë klub me shpirtin e tij, ma bënte më të lehtë të motivoja lojtarët. Më vjen keq që t’u desh të prisje 30 vite. Ky titull është edhe për Stevie (Gerrard), i cili ka pritur për shumë vite. Është thjesht e pabesueshme”, u shpreh Klopp./abcnews.al
Klopp in tears is just ❤pic.twitter.com/Ilx0fB1FaO
— Goal (@goal) June 26, 2020