IKMT paralajmëron shembje në Zvërnec, pronarët e bizneseve protestë para bashkisë

schedule09:23 - 26 Qershor, 2020

schedule 09:23 - 26 Qershor, 2020

Rreth 50 biznese të zonës së Zvërnecit në Vlorë kanë dalë në protestë përpara Bashkisë së Vlorës.

Ata thonë se janë njoftuar se IKMT do të ndërhyjë për të shembur disa biznese në bregdet, por nuk kanë asnjë shkresë zyrtare.

Kjo sipas tyre është e padrejtë për shkak se tashmë kanë nisur punën për sezonin turistik dhe se ushtrojnë aktivitetin e tyre prej 10 vitesh.

“Largësitë nga çadra në çadër i kemi më shumë se thotë ligji. Kemi bërë shpenzime sepse jemi në luftë me natyrën sepse na prishen të gjitha gjërat.

Ne sot jemi mbledhur për të sensibilizuar sadopak. Ne jemi të bashkuar të gjithë. Ne kërkojmë që kontratat tona mos të prishen. Shqipëria nuk mund të jepet për pesë duar”, shprehen ata.

Pronarët e bizneseve thonë se nuk do të lejojnë IKMT të ndërhyjë.

Ndërsa një tjetër protestë po mbahet para ambienteve të kësaj bashkie, ku tregtarët e tregut industrial kërkojnë pagën e Luftës./abcnews.al