Arapi: Kallaku si Devi Muka, këtë vit duam dhe Kupën për prestigj!

schedule23:45 - 25 Qershor, 2020

schedule 23:45 - 25 Qershor, 2020

Renato Arapi, mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Futbollisti i njohur shqiptar foli për kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, si dhe për atë episod në ndeshjen Skënderbeu-Bylis.

“Ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt Kupës, e kemi objektiv tonin. E duam Kupën në këtë përvjetor të shënuar. Duke dëgjuar këto diskutime, i bie që është konspiracion (referuar penalltisë së anuluar të Bylisit). Nuk është hera e parë që Enea (Jorgji) gabon në episode të tilla.

Po bëjmë lojëra shumë të mira dhe fizikisht jemi shumë mirë. Për objektivat, jemi në të dy frontet për Kupat e Europës, si në kampionat, ashtu dhe në Kupë. Për prestigj, duam të fitojmë dhe një trofe.

Kallaku? Ka shumë përmirësim, sidomos këtë vit dhe mendoj se do të jetë gati për hapin e madh në karrierë. Kallaku është një aset jo vetëm për Teutën, po për gjithë kampionatin. Nuk ka me cilësitë e tij. Ishte Devi Muka, tani është Kallaku. Nuk do zgjedhësh vetëm anën financiare, duhet të zgjedhësh dhe klubin ku do të kesh kohën në dispozicion dhe të ecësh përpara”, u shpreh Arapi../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!