Ish liderët botërore: Koronavirus po përdoret për të minuar demokracitë

schedule15:05 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:05 - 25 Qershor, 2020

Nga Luke McGee, CNN

Përhapja e Covid-19 ka alarmuar qeveritë në të gjithë globin, të cilët po përdorin krizën për t’u mbyllur gojën kritikëve, sipas një letre të nënshkruar nga më shumë se 500 ish-udhëheqës botërorë.

Letra, e shkruar nga Instituti i Demokracisë me qendër në Stokholm nënvizon faktin se në vazhdën e krizës, si qeveritë autoritare, ashtu dhe ato të zgjedhura demokratike, në të gjithë botën, kanë përdorur fuqitë emergjente për të arrestuar protestuesit duke mos respektuar normat demokratike, shkruan abcnews.al

Në letër shkruhet: “Regjimet autoritare po përdorin krizën për t’u mbyllur gojën kritikëve dhe për të forcuar kontrollin e tyre politik. Por edhe disa qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike  po luftojnë pandeminë duke shfrytëzuar fuqitë emergjente që kufizojnë të drejtat e njerëzve dhe forcojnë mbikëqyrjen e shtetit pa marrë parasysh kufizimet ligjore, parlamentare apo afatet kohore për rivendosjen e rendit kushtetues.

“Gazetarët po arrestohen, minoritetet  po vriten dhe  popullata më e prekshme po përballet me rreziqe alarmante të reja pasi bllokimet ekonomike po  shkatërrojnë strukturën e shoqërive kudo”.

Që nga fillimi i pandemisë, dhjetëra vende kanë miratuar  ligje emergjente dhe më shumë se 100 prej tyre kanë marrë masa që ndikojnë drejtpërdrejt tek populli duke filluar nga kufizimi i qasjes në informacione publike deri në arrestimin e qytetarëve për postime “provokuese” në mediat sociale.

Letra ka për qëllim Kinën, duke nxjerrë në pah se pandemia nuk është rastësi që filloi në një vend ku nuk ka liri informacioni dhe në një vend ku qeveria ndëshkoi ata që paralajmëruan për rreziqet e virusit, raporton abcnews.al

Sidoqoftë, paralajmërimi kryesor në letrën e shkruar është që vendet me tradita të forta demokratike mund të përdorin pandeminë për të futur  në fuqi masa të jashtëzakonshme  që nëse zbatohen për një afat të gjatë kohor  do të bëhen rregulla të zakonshme,  por që do  i shkaktojnë dëme të përhershme  demokracisë globale.

“Tani është koha kur të gjithë duhet të jemi të vendosur  më shumë se kurrë për demokracinë. Ne duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë se çfarë është në diskutim dhe ne nuk duhet të lejojmë liderët me prirje autoritare të përdorin këtë apo krizat e tjera për të rritur fuqinë e tyre dhe për të ulur të drejtat tona”tha Kevin Casas-Zamora, sekretari i përgjithshëm i IDEA dhe ish Nënkryetari i Kosta Rikës.

Në letër gjithashtu shkruhet: “Masat autoritare nuk nuk janë rruga e duhur për të kontrolluar pandeminë”, dhe se “Heshtja ndaj  fjalës së lirë, burgosja e protestuesve, shtypja e mbikëqyrjes legjislative dhe zgjedhjet e anuluara, të gjitha nuk mbrojnë shëndetin publik.

“Demokracia është nën kërcënim dhe njerëzit duhet të kenë vullnet, disiplinë dhe solidaritet për ta mbrojtur atë. Në rrezik janë liria, shëndeti dhe dinjiteti i njerëzve kudo.”

Ndër personat që kanë shkruar letrën:janë Stephen Harper, ish-Kryeministri i Kanadasë, dhe Malcolm Rifkind, ish Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe institucione të  ish liderëve botërorë, përfshirë Institutin The George W. Bush dhe The Carter Center./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!