Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 153 raste pozitiv me Covid-19.
Autoritete njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë nga koronavirusi. Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vend ka shkuar në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.
Aktualisht në vend t ka 3164 raste aktive me koronavirusin e ri.


